E premte, 19 Prill, 2024

VIDEO- Goditja e Sali Berishës, qytetarët e Dibrës: Akt i shëmtuar dhe i papranueshëm

Goditja e liderit demokrat, Sali Berisha, një ditë më parë teksa ishte në protestën e opozitës ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin politik por edhe publik.

Qytetarët e Dibrës e konsiderojnë akt të rëndë e të shëmtuar goditjen e Berishës nga ana e 31-vjeçarit Gert Shehu, tashmë të arrestuar. Sipas qytetarëve, një veprim i tillë është i papranueshëm dhe se Berisha duhet të ruhet nga institucionet shtetërore.

Madje, disa prej tyre shprehen se dhuna ndaj politikanëve është pasojë e asaj të cilën ata vetë e shfaqin në seanca plenare.

Lideri historik demokrat Sali Berisha u godit me grusht nga 31-vjeçari Gert Shehu, i cili rezultoi me kartelë shëndetësore dhe paraprakisht dyshohet se të ketë probleme të shëndetit mendor, ndërsa nga ana e opozitës është deklaruar se Shehu ka punuar si i infiltruar në policinë e shtetit, duke drejtuar gishtin si një skenar të parapërgatitur./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit