E hënë, 29 Prill, 2024

EMRI – Aksident i rëndë në Itali, makina përplas për vdekje 45-vjeçarin shqiptar

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e së martës të Italisë. Sipas mediave vendase shqiptari, i cili është identifikuar si Roland Muça është përplasur nga një automjet.

Viktima është 49-vjeç, baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Francavilla. Mediat vendase kanë dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje tragjike dhe shkruajnë se ai ka kishte mbledhur fruta nga një pemë dhe u përplas teksa kalonte rrugën.

Shoferi që drejtonte mjetin që përplasi për vdekje shqiptarin është një 65-vjeçar, i cili i dha ndihmën e parë por nuk i shpëtoi dot jetën.

45-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit