E martë, 7 Maj, 2024

Do të rinisin sërish reshjet, mësoni si do jetë moti për ditën e sotme

Për ditën e enjte vendi ynë pritet të vijojë jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar në veriperëndim dhe perëndim të vendit, ndërsa në pjesën tjetër reshje shiu me intensitet të ulët.

Sipas Shërbimit Metrologjik Ushtarak në orët e pasdites gradualisht reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet  deri mesatar edhe në pjesën qendrore të territorit.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit fiton shpejtësi deri në  10m/s. Valëzimi i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen që në zonat malore të jenë nga 2 deri 12°C, në zonat e ulëta nga  4 deri 20°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 19°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit