E premte, 29 Mars, 2024

Dita e Rinisë, Basha: 8 Dhjetori ndau të shkuarën nga e ardhmja

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për Ditën e Rinisë. Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se 8 Dhjetori ndau të shkuarën nga e ardhmja.

Po ashtu sipas ish-kreut të PD, 8 Dhjetori është vepra më e bukur e rinisë shqiptare.

REAGIMI I PLOTË I BASHËS:

8 dhjetori 1990, dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja, është vepra më e bukur e rinisë shqiptare, frymëzimi më i madh për çdo të ri dhe pikënisja e rrugëtimit të Shqipërisë europiane 🇦🇱🇪🇺

#Ëndrra e Shqipërisë europiane që ngriti në këmbë studentët #32vjet më parë, mbetet jo vetëm ëndrra më e bukur dhe më përbashkuese e brezave, por edhe më frymëzuesja e rinisë së sotme!

Prandaj dita e rinisë nuk është vetëm një datë historike. Është inkurajim për çdo brez për të mos u ndalur, as dorëzuar para vështirësive, por për të luftuar ashtu si 32 vite më parë, për një Shqipëri demokratike, një Shqipëri si gjithë Europa!/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit