E enjte, 25 Prill, 2024

Stresi flet në BBV për sherrin me Noizy-n: Nuk kemi folur për 11 vite, njerëzit janë gëzuar kur u pajtuam

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, prej së hënës është bërë banor i Big Brother VIP Kosova. Nga kjo shtëpi, Stresi ka nisur dhe rrëfimet e para dhe ka folur për pajtimin e këngëtarin Noizy.

Reperi u ka treguar banorëve se për 11 vite nuk ka pasur asnjë kontakt me Noizy-n si ndërsa shtoi se shumë njerëz janë gëzuar nga pajtimi i tyre.

Nuk kemi folur për 11 vjet me Noizyn. Hiç. Në atë kohë ka pasur shumë ofendime prej të dy palëve. Ne nuk krenohemi por shyqyr Zotit që kjo ishte adoleshenca dhe unë ju them njerëzve edhe kur jemi pajtuar ne janë gëzuar pafund njerëzit. Të gjithë ata njerëz që janë gëzuar kanë dashur të na pajtojnë më shpejt.

Edhe unë e kam pasur një parim shumë të fortë që për shembull ti me më fol keq për këtë menjëherë të uli poshtë. Jam rritur ndryshe dhe kështu nisi muzika”, tha Stresi.

Ai më tej shtoi se sherrin me Noizyn e ka nisur për një person tjetër dhe se është penduar për atë që ka bërë.

Ne kemi hyrë për dikë tjetër në sherr, tani kur hyn për dikë tjetër. Sherri ka degraduar”, u shpreh mes të tjerash reperi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit