Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali. Mediat në Itali shkruajnë se shqiptarët ishin pjesë e një bande kriminale që grabiste banesa të ndryshme në të gjithë vendin.
Duke cituar autoritetet vendase, mediat raportojnë se banda kryente grabitje në banesa disa prej të cilat ishin të pabanueshme.
Në një operacion të zhvilluar këtë fundjavë, janë arrestuar dy shqiptarë të moshës 24 dhe 25 vjeç, të cilët ishin me precedentë të mëparshëm penal.
Të rinjtë tentuan të arratiseshin, por pa mundur të ia dalin, pasi karabinierët arritën t’i bllokonin. Gjatë kontrollit në makinë u gjetën, një shumë e madhe parash, bizhuteri ari, ora, veshje të ndryshme të cilat ishin të grabitura në banesën e një 46-vjeçari./btvnews.al
