E enjte, 30 Tetor, 2025

Primaret – Shpallen fituesit për bashkitë Dibër dhe Mat

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike ka njoftuar këtë të hënë se është përmbyllur procesi i Primareve.

Në dy bashkitë e qarkut të Dibrës që ishin në balotazh, janë shpallur fituesit ku në Dibër janë ndarë me vetëm 7 votë.

Sipas KOKOE në Dibër votuan 1137 persona dhe fitues është shpallur Ismail Uka me vetëm 1 votë më shumë, ndërsa në Mat votuan 676 dhe fitues është shpallur Skënder Gjuci me 70.71%të votave.

PD njofton se interesi dhe pjesëmarrja në balotazh ka qenë më e lartë se në raundin e parë të primareve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit