E premte, 31 Tetor, 2025

Prezantohet projekti i portit në Porto Romano, Balluku: Gara për ndërtimin hapet në Janar

Këtë të hënë është prezantuar projekti i Portit të ri Tregtar në Durrës që parashikohet që të ndërtohet Porto Romano.

E pranishme në prezantimin e projektit ishte dhe ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, e cila dha detaje për portin e ri.

Sipas saj, porti i ri integron hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe Portet e thata në Kosovë e Maqedoni të Veriut. Pritet që në fillim të vitit të ardhshëm të hapet gara për kompaninë që do ndërtojë projektin.

Para fundit të Janarit ku do të jetë edhe momenti i lançimit të garës ndërkombëtare, mund të kishim një sesion të hapur me të gjitha kompanitë e interesuara, me prezencën e autoritetit Portual të Durrësit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe energjisë dhe padyshim “Royal Haskoning” për t’u dhënë atyre një pamje më të qartë teknike dhe financiare se si ne mendojmë ta zhvillojmë këtë projekt dhe për t’i përgatitur kështu në mënyrë transparente dhe të barabartë për garën që do të hapim në fund të Janarit të 2023-shit.

Për ta bërë realitet këtë dimension rajonal duhet të punojmë edhe më shumë për të rritur sigurinë logjistike dhe eficencën e transporteve të mallrave mes vendeve tona”, u shpreh ndër të tjera Balluku.

Projekti është hartuar nga kompania  “Royal Haskoning DHV”, e cila sipas qeverisë është “një ndër pesë kompanitë më prestigjioze të botës në fushën e projektimit të porteve”./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit