E premte, 31 Tetor, 2025

Rama reagon sërish për situatën në Kosovë: Kurti ka solidaritetin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të hënë për tensionet në veri të Kosovës. Rama teksa ka marrë pjesë në prezantimin e projektit të ri në Porto Romano, ka thënë se qeveria e Kosovës ka mbështetjen e qeverisë shqiptare për situatën që po ndodh në veri.

Përshëndes Kryeministrat Kurti dhe Kovaçevski, e patën të pamundur të ishin këtu për shkak angazhimesh. Në rastin e Kurtit e keni parasysh që bëhet fjalë për situatën në veri, dhe kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Situata në veri prej ditësh është e tensionuar. Liderët evropian kanë bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit