E diel, 5 Maj, 2024

Humb drejtimin e makinës dhe përfundon në përrua. Vdes tragjikisht shoferi, plagosen nipi dhe mbesa

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e 25 Dhjetorit në fshatin Mashan të Gramshit.

Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se një makinë ka rënë në përrua dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi H.P., drejtuesi i makinës.

Ai ishte duke udhëtuar me nipin dhe mbesën, 7 dhe 11,  të cilët janë plagosur dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani dyshohet se viktima ka pësuar infarkt teksa ka qenë duke udhëtuar, ndaj ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në përrua.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit