E premte, 26 Prill, 2024

Pas xhubletës, 4 pasuri të tjera shqiptare do të regjistrohen në UNESCO

Xhubleta shqiptare tashmë është pjesë e trashëgimisë së UNESCO, por duket se Shqipëria ka gati pasuri të tjera që do t’i regjistrojë në këtë organizatë.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në një intervistë në Tv Klan, ka bërë me dije se  kjo arritje jo vetëm do të ruajë dijen e procesit të realizimit të xhubletës, por është një shpresë se mund të sigurohet jetesa me anë të saj. Përveç xhubletës, ministrja rendit edhe 4 dosje që po përgatiten për t’u dërguar në UNESCO.

Kemi përgatitur ndërkohë 4 dosje për dukuritë jo materiale. Kemi dorëzuar tashmë edhe kërcimin e  Tropojës, ashtu siç po përgatisim tani edhe këngën me lahutë ose Eposin e Kreshnikëve me lahutë.

Ashtu siç jemi duke përgatitur transhumancën, që është shtegtimi i bagëtive, është dukuria e shtegtimit të bagëtive dhe barinjve që i ndjekin që nuk është thjesht po themi një dukuri që lidhet me blegtorinë, por edhe me gjithë zakonet.

Ashtu siç po përgatisim dhe besoj se në Mars do të jetë gati, kjo është skadenca që i kemi vendosur vetes, edhe “Marubin” në listën e memories botërore”, tha ndër të tjera ministrja./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit