E diel, 5 Maj, 2024

“Shqipëria shkel rregullat”, mediat serbe ‘çmenden’ për faktin se familja Kelmendi do të shkojë në Eurovizion

Festivali i Këngës në RTSH vijon të shkaktojë debat. Si çdo vit edhe këtë herë është kontestuar fituesi.

Sot, polemika është nisur nga mediat serbe, të cilat shkruajnë se nuk janë dakord që Shqipërinë në Eurovizion do ta përfaqësojë Albina Kelmendi dhe familja e saj me origjinë nga Kosova.

Ende nuk ka nisur gara për këngën më të mirë të Eurovizionit dhe tashmë Shqipëria ka krijuar një skandal që tmerroi publikun, shkruan media serbe Alo.

Sipas kësaj medie, përzgjedhja e kësaj këngëtarje “është skandaloze në gjithë situatën është se në këngë Albina këndon për Kosovën, prej nga është”.

Po ashtu sipas tyre, Shqipëria me këtë lëvizje shkel rregullat rreptësisht të përcaktuara të Eurovizionit.

Por edhe pse mediat serbe nuk janë dakord me këtë zgjedhje, nuk është thyer asnjë rregull, pasi dhe herë të tjera këngëtarë nga Kosova kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizon, pasi ende Kosova nuk është pranuar të jetë pjesë e këtij festivali./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit