E shtunë, 27 Prill, 2024

Një përditësimi i ri në WhatsApp, tashmë mund të kopjoni tekstet nga fotot

WhatsApp po përgatit një përditësim të ri për fotot që mund të jetë shumë i dobishëm dhe i përdorshëm.

Sipas WABetainfo, në Whatsapp do të ketë mundësi që fotove që dërgohen në këtë aplikacion mund t’iu kopjohet teksti njësoj siç bëhet aktualisht në iPhone.

Përftimi i teksteve nga imazhet që mund të jetë i dobishëm për dokumentacione të ndryshme.

Por edhe pse kjo shihet si një risi për përdoruesit e Android, në iOS 16 ky është një opsion automatik, ndërsa ata që përdorin Android dhe iPhone të modeleve të vjetra nuk do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë risi./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit