E mërkurë, 8 Maj, 2024

30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me Ukrainën, Shqipëria do të hapë ambasadë në Kiev

Shqipëria dhe Ukraina këtë vit do të festojnë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale shkruan se në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, vendi ynë do të hapë ambasadën në Kiev.

30 vjet marrëdhënie diplomatike! Në këtë vit jubilar Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Kiev, Ukrainë”, shkruan Rama.

Ky vendim vjen në një kohë kur Ukraina është në një situatë lufte kundër Rusisë, dhe hapja e ambasadës është një tjetër mbështetje për këtë vend./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit