E hënë, 20 Maj, 2024

Plagoset minatori 48-vjeçar, nisin hetimet nga Prokuroria e Dibrës

Një aksident me pasojë plagosjen e një minatori ka ndodhur ditën e sotme në Dibër. Policia në një njoftim për mediat sqaron se një punëtor me iniciale I.E., 48-vjeç është dëmtuar aksidentalisht në këmbë teksa ka qenë duke punuar në minierë.

48-vjeçari ka shkuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që lidhur me këtë rast po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për vlerësim, pasi shtetasi I. E., 48 vjeç, gjatë punës në një subjekt minerar, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë dhe për këtë shkak, merr ndihmën mjekësore në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Dibrws./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit