E mërkurë, 8 Maj, 2024

Emërohet drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Gjergj Prevazi është emëruar drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim për emërimin e tij, është marrë në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave. Sipas njoftimit nga Kryeministri bëhet me dije se emërimi do të hyjë në fuqi menjëherë pas botimit në fletoren zyrtare.

Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Gjergj Prevazi emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit