E premte, 17 Maj, 2024

“Jam i zhytur në borxhe, kërkojnë të më shfarosin”, arrestohet shqiptari me ‘shtëpi bari’ në Britani

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Britani, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Mediat vendase bëjnë me dije se ai ra u kap në një “shtëpi bari” në rrugën Windsor, Rhyl, teksa po kujdesej për kanabisin që kapte vlerën prej 848 mijë Paund.

Mësohet se i arrestuari është Arnold Hazizi, i cili e pranoi veprën penale para drejtësisë britanike, ndërsa mësohet se është dënuar me 22 muaj burgim.

Ai deklaroi se në Shqipëri kishte punuar në fermën e tij familjare, por për shkak të borxheve ishte detyruar të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Jam i zhytur në borxhe në Shqipëri, kërkojnë të më shfarosin”, mësohet të ketë deklaruar 30-vjeçari shqiptar.

Gjithashtu nga të dhënat në telefonin e tij, policia ka zbuluar se ai kishte qenë në kontakt me një burrë të quajtur Nino për t’u kujdesur për bimët dhe madje e mësonte atë se si të kujdesej për bimët e tij të kanabisit./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit