E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ngjarje e rëndë në Greqi, nëna shqiptare gjen të pajetë djalin 3-vjeçar në shtëpi

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një djalë 3 vjeç e gjysmë është gjetur i pajetë brenda shtëpisë.

Mediat greke raportojnë se ka qenë nëna e cila kishte shkuar mëngjesin e sotëm për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte i sëmurë dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa shenja jete.

Ajo menjëherë ka njoftuar autoritet dhe në banesë ka shkuar ambulanca, e cila e ka transportuar fëmijën në Qendrën Shëndetësore dhe mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Prindërit e fëmijët janë të dy me origjinë shqiptare, por mësohet se babai kishte kohë që ishte larguar nga banesa. Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së tij./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit