E shtunë, 18 Maj, 2024

Do ketë reshje shumë intensive, mësoni si do jetë moti për sot

Përgjatë ditës së sotme priten reshje shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Elbasan, ndërsa mesatare deri lokalisht intensive në qarqet e tjera.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet nga 13 deri në 17 °C, në vendet e ulëta nga 12 deri në 14 °C dhe në vendet malore nga 6 deri në 10 °C.

Era pritet të fryjë e mesatare deri e fortë, sidomos në bregdet dhe në zonat malore./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit