E enjte, 25 Prill, 2024

Hoqi dorë nga futbolli, Gareth Bale gati për vijuar karrierën në sportin e golfit

Ish-sulmuesi i kombëtares së Uellsit, Gareth Bale u tërhoq nga futbolli i luajtur pak javë më pare, i detyruar nga dëmtimet e shumta që e kanë shoqëruar. 33-vjeçari tanimë ka bërë me dije se do jetë pjesë e një turneu golfi, sportin që ish-sulmuesi e ka praktikuar edhe kur ishte në aktivitet.

Bale ka bërë me dije se do luajë në një event AT&T Pebbe Beach Pro në muajin shkurt në Kaliforni. “Me kënaqësi dua të njoftoj se do të luaj në AT&T Pebble Beach Pro-Am në fillim të muajit të ardhshëm! Le të shkojmë“, ka treguar ai.

Në turneun e golfit Pebble Beach do të marrin pjesë 156 amatorë dhe po aq profesionistë, duke përfshirë kampionin e US Open Matt Fitzpatrick, numrin pesë të botës Patrick Cantlay dhe tri herë fituesin kryesor Jordan Spieth./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit