E diel, 5 Maj, 2024

Përmbytjet në Kosovë, deputeti Pacolli: Do ndihmoj familjet e prekura me rrogën time vjetore

Kryetari i AKR-së njëherësh dhe deputet, Behgjet Pacolli, ka thënë se në ndihmë të famileve të prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit do të japë të gjithë pagën e tij vjetore.

Në një postim në Facebook teksa njofton për ndihmën e tij, Pacolli ka edhe një kërkesë për kolegët e tij në qeveri e kuvend që të ndajnë së paku pagën e janarit për këtë kauzë.

U gëzova që pash kolegët deputetë dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit. Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet këtij fondi për skanimin e dëmeve të vërshimeve.

Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputetë dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës”, shkruan Pacolli.

Po ashtu ai falënderon miqtë e tij dhe qytetarët që kanë mbështetur familjet e prekura nga përmbytjet./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit