E premte, 3 Maj, 2024

VIDEO – Rruga nacionale Peshkopi–Maqellarë në gjendje skandaloze

Rruga nacionale Peshkopi – Maqellarë është kthyer në një gangrenë për drejtuesit e mjeteve. Të gjithë përdoruesit e kësaj rruge përballen me gropa të mëdha në të gjithë gjatësinë e saj.

Drejtuesit e automjeteve shprehen se prania e gropave është bërë edhe burim aksidentesh, ndërsa kërkojnë marrjen e menjëhershme të masave nga ana e autoriteteve përgjegjëse.

Sipas tyre, rruga është vazhdimisht në gjendje të tillë dhe se mbushja e gropave nuk është zgjidhja e duhur, por që rrugës t’i hidhet një tapet asfalti në të gjithë gjatësinë e saj.

Segmenti rrugore Peshkopi – Maqellarë është pjesë e kontratës B të Mirëmbajtjes së rrugëve të Rajonit Qendër Verilindje dhe do t’i kushtojë buxhetit të shtetit afro 14 milion euro për katër vite.

Edhe pse kontrata mes ARRSH dhe firmës fituese të mirëmbajtjes, Alko-impex është lidhur që në muajin Korrik të vitit të shkuar, ndërhyrjet në përmirësimin e gjendjes së rrugës kanë qenë minimale, apo thuajse zero./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit