E shtunë, 20 Prill, 2024

Zlatan Ibrahimoviç kundër të gjithëve, sulmon argjentinasit pas fitimit të Kupës së Botës: U sollën keq

Zlatan Ibrahimoviç e ka ndjekur si spektator Botërorin 2022, por ka treguar se ishte i bindur që Argjentina do ta fitonte, për shkak të Lionel Mesit. Sulmuesi suedez ka treguar se si e ka përjetuar suksesin e Argjentinës, por nuk ka kursyer kritikat kundër tyre.

Sipas tij Argjentinasit u sollën keq pas fitimit të Botërorit dhe për këtë ai tha se ata nuk do arrijnë që të fitojnë kurrë një trofe kaq madhor.

Nuk jam i shqetësuar për Mesin. Jam i shqetësuar për të tjerët te Argjentina, pasi nuk do të fitojnë më asgjë. Mesi ka fituar gjithçka dhe do të kujtohet, por pjesa tjetër që u soll keq, këtë nuk mund ta respektojmë.

Kjo vjen nga unë, duke folur si një futbollist profesionist i nivelit të lartë, është një sinjal që do të fitosh një herë, por nuk do to kthehesh kurrë të fitosh më. Nuk fitohet kështu”, ishte kritika e Ibrahimoviç për futbollistët e Argjentinës./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit