E mërkurë, 8 Maj, 2024

Berisha nga Kamza: Data e themelimit të PD-së është ditëlindja e dytë në liri e çdo shqiptari

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me demokratët në Kamzë, për të festuar 32-vjetorin e krijimin të partisë në këtë zonë.

Në fjalën e tij, Berisha ka falënderuar të gjithë demokratët e kësaj zonë dhe tha se ata janë përballur me trimëri me të gjithë. Më tej ai shtoi se data e themelimit të PD është ditëlindja e dytë e çdo shqiptari.

Një përshëndetje të përzemërt të gjitha banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit, që janë sot në këtë qytet, apo kudo që ndodhen. Dua së pari të përulem me nderimin më të thellë para atyre që 32 vite më parë, themeluan këtu në Kamzë, në një bastion asokohe të Partisë së Punës, seksionin e PD-së, duke u përballur me guxim, trimëri e vendosmëri me falangat e një pushteti që nuk njihte as ligj e as moral.

Guximi, kurajoja e tyre, përkushtimi me vetëmohim bënë që Kamza, gradualisht të shndërrohej në një bastion të fuqishëm të PD. Të dashur miq, një nderim shumë të thellë, dua të shpreh për çdo banor të këtij qyteti. Cilido që njeh historikun e Kamzës dhe Paskuqanit nuk do mund të gjejë kund një vend tjetër, qytet, ku djersa e ballit, mundi dhe puna të kenë qenë më e madhe, më e fuqishme se në këtë qytet.

Ju keni meritë të jashtëzakonshme sepse këtu ishte një bllok ndërtesash. Në Babrru 3-4 pallate, por me lumenj djerse, pune të jashtëzakonshme, ju që erdhët nga të 4 anët e Shqipërisë, ndërtuar këtu një nga qytetet më të mëdha të vendit. 11 vite më parë Kamza ishte qyteti i 6 më i madh i Shqipërisë. Sot pas 11 vitesh, ka një pozicion më të lakmueshëm, por Edi Rama nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë sepse do të damkoset përfundimisht si njeriu që bëri spastrimin etnik të këtij vendi, më të madh në të gjitha kohërat.

Themelimi i PD-së të Shqipërisë, Kamzës dhe mbarë vendin, ishte një ngjarje sa personale e rëndësishme për çdo person, po kaq e rëndësishme për kombin dhe vendin. Ishte e rëndësishme për çdo person, se kjo datë nuk ishte thjeshtë themelimi i një partie, por kjo datë është ditëlindja e dytë në liri e çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet politike”, tha Berisha./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit