E hënë, 6 Maj, 2024

VIDEO – Vrau gruan dhe vëllain, momenti i arrestimit të 80-vjeçarit që kreu krimin e dyfishtë

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot pasdite në Gramsh. Një 80-vjeçar, që tashmë është arrestuar nga policia, ka vrarë gruan dhe vëllain e tij.

Policia e këtij qyteti në një njoftim për mediat, bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 14:50 dhe arrestimi ka ndodhur pak orë më vonë. Sipas autoriteteve, 80-vjeçari ka vrarë gruan dhe më pas ka shkuar dhe ka vrarë vëllain që ndodhej në banesën e tij rreth 1 kilometër larg.

Ende nuk dihen motivet e këtij krimi të dyfishtë brenda familjes, por po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi Xh. S., 80 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka vrarë, me send të mprehtë (sëpatë), bashkëshorten e tij, shtetasen Z. S., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhej në banesë, dhe më pas ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin Sh. S., 73 vjeç, i cili ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga banesa e autorit.

Fale veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe shoqërimi i autorit, për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i mprehtë sëpatë me të cilën autori  dyshohet që ka kryer krimin  e dyfishtë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit