E premte, 26 Prill, 2024

VIDEO – Rikthehen reshjet e dëborës në rrethin e Bulqizës, përveç bukurisë ka shkaktuar dhe problematika

Uljet e temperaturave në -5 gradë janë shoqëruar me reshje dëbore gjatë natës dhe ditës së sotme. Ndërkohë reshjet e dëborës  janë shoqëruar me erë të fortë dhe ngrica në rrugët nacionale dhe ato rurale duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Ndërkohë në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë në drejtim të Tiranës ka vijuar kriposja e rrugës nga ana e firmës kontraktore. Vështirësi në qarkullim ka edhe në rrugën e Arbërit në Bypass-in në Qaf Murriz.

Vështirësi në qarkullim ka edhe rrugët e minierave ku transportohen minatorët e  Zonës D të Bulqizës si dhe tek minierat e Martaneshit dhe Tërnovës ku kalimi bëhet me zinxhirë.

Vështirësi në qarkullim par shkak të ngricave  ka edhe në rrugët rurale të njësive administrative në Ostren, Trebisht, Martanesh si dhe rrugët e disa  fshatrave të njësive  të Zerqanit  dhe Fushë Bulqizës.

Aktualisht trashësia e dëborës në qytet arriti ne  3 centimetër, ndërsa në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, Zerqan e Fushë Bulqizë trashësia e dëborës vijon nga 5 centimetra  deri në 25 centimetra në zonat e thella. Era e fortë ka rikthyer problemin e ndërprerjes së energjisë elektrike në disa zona të thella, ndërsa po punohet për rikthimin e rrymës tek abonentët./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit