E enjte, 18 Prill, 2024

VIDEO – “Ka marrë zemër kjo mashtruesja”, Luizi sulmon ashpër Diolën: Është versioni më i keq i Oltës

Këngëtari Luiz Ejlli dhe nutricionistja Diola Dosti prej ditësh janë duke debatuar me njëri-tjetrin dhe po e tregojnë qartë që janë kundërshtar.

Sot këngëtari duke folur me një pjesë të banorëve në oborr, e ka sulmuar Diolën dhe tha se është shumë mashtruese dhe se është versioni më i keq i Oltës.

Sipas tij, ajo po merr ‘zemër’ nga disa prej banorëve, që kur qau pak ditë më parë, sepse u prek nga deklarata që ai kishte bërë në dhomë të rrëfimit duke i thënë se “merrte frymë kot në shtëpinë e vëllait të madh”.

Tashmë pritet si do vijojë debati mes tyre dhe nëse do përplasen në emisionin e nesërm./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit