E premte, 10 Maj, 2024

VIDEO – Largohen banorët nga pallati i dëmtuar në Bulqizë

Banorët që jetonin në këtë pallat në lagjen e re të Bulqizës i cili ishte i dëmtuar që nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 por edhe nga tërmeti i rënë me 15 Janar të këtij viti janë larguar.

Autoritetet lokale ju kanë kërkuar banorëve që të lënë banesat pasi jeta e tyre ishte në rrezik si pasojë e dëmtimit të konstruktit të pallatit, por që ata refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë pasi nuk kishin garanci se do të merrnin banesa të reja.

Nisur nga ky insistim, Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se autoritetet vendore janë detyruar që të ndërpresin furnizimin me ujë të pijshëm dhe energji elektrike në mënyrë që të largoheshin banorët.

Familjet që jetonin në këtë pallat refuzonin të largoheshin pasi kishin investuar në banesa dhe kërkonin që shteti apo bashkia t’ju ndërtonte banesa të reja./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit