E martë, 23 Prill, 2024

Aryna Sabalenka fiton “Australian Open”

Aryna Sabalenka shkruan historinë në “Australian Open”. Tenistja bjelloruse ngriti lart trofeun në një finale tepër emocionuese, duke u bërë e para lojtare që garon nën një flamur neutral në Grand Slamin e parë të vitit.

Pavarësisht se humbi setin e parë, 24-vjeçarja gjeti forcën për të mposhtur Elena Rybakina, 2-1 me sete, në një duel që zgjati për 2 orë e 29 minuta.

Fitorja e 11-të radhazi për atë që para sfidës mbante numrin 5 të Botës e që pas kësaj fitoreje ngjitet edhe në shkallët e renditjes së përgjithshme. Tashmë Sabalenka do të vihet pas Swiatek në vendin e dytë në renditjen e WTA. Ndërkaq në krahun tjetër, Rybakina e cila renditej e 22 para duelit, tashmë do të jetë në vendin e 10-të.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit