E shtunë, 20 Prill, 2024

Grupi Alibeaj feston 32-vjetorin e PD-së në Mat

Edhe PD e grupit Basha – Alibeaj në Mat festuan 32 vjetorin e themelimit të degës. Festa ishte në të njëjtën orë ku edhe grupimi i Berishës po kujtonte ditën e themelimit të Partisë Demokratike në Mat.

Kryetari i parë i kësaj force politike në Mat, Hysen Kuka bëri apel për bashkim të demokratëve.Ndërkohë Kryetari i Partisë Demokratike të grupit Basha – Alibeaj, Arjan Lika tha se rruga e duhur është krah Amerikës.

Në aktivitet morën pjesë edhe deputet të kuvendit të Shqipërisë të ardhur nga Tirana, po ashtu edhe të ftuar të tjerë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit