E enjte, 6 Nëntor, 2025

I riu shqiptar sfidon autoritetet britanike, pas ekstradimit rikthehet sërish në Mbretërinë e Bashkuar

Një i ri shqiptar i ekstraduar nga Britania e Madhe është kthyer sërish duke sfiduar autoritetet britanike. Mediat britanike kanë publikuar foto të tij teksa pozon me një makinë luksoze “Lamborghini”.

The Sun shkruan se bëhet fjalë për Aleksander Vishaj, 33 vjeç, u deportua nga Britania e Madhe në vitin 2021 për t’u përballur me akuzat për vjedhje dhe dëmtime kriminale në Gjermani.

33-vjeçari është kthyer dhe më i guximshëm se kurrë duke e quajtur veten “Mbreti i TikTok” në faqen ku ai mburret se jeton si një yll rock në Mbretërinë e Bashkuar.

Vishaj, pretendon se ka hequr dorë nga krimi dhe këmbëngul se financon stilin e jetës së tij me shampanjë si një lojtar profesionist pokeri, videograf dhe “folës motivues”.

Shqiptari dyshohet se ka përdorur një pasaportë të rreme për t’u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar me avion pasi kishte hyrë legalisht në një vend të BE-së./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit