Policia e Britanisë në Gusht të vitit të kaluar arrestoi dy të rinj shqiptarë, të cilët së fundmi janë njohur me vendimet e gjykatës ndaj tyre.
Sipas mediave vendase, Klajdi Egra dhe miku i tij Aurel Shima, akuzohen për kultivimin e kanabisit në një banesë.
Egra pranoi dhe një akuzë shtesë për posedim të kanabisit me qëllim shitjen e tij dhe gjykata ka vendosur një dënim më të rëndë për të. Mësohet se ai kishte shkuar në Britani me leje të përkohshme qëndrimi, por sërish nuk i kishte rezistuar dot kriminalitetit.
Nga ana tjetër, 25-vjeçari Aurel Shima, i cili njihej me Egrën që nga shkolla, u mbrojt para gjykatës dukë thënë se mbërriti në Britani vetëm 20 ditë para se të arrestohej me anë të një gomoneje.
Të gjithë falin për laboratorin e kanabisit, gjykata ia faturoi 26-vjeçarit, i cili u dënua me 3 vite e gjysmë burg, ndërsa Shima do vuajë vetëm 1 vit burgim./btvnews.al
