Skuadra e Korabit të Peshkopisë është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Në ndeshjen e luajtur ditën e sotme “Demat e kuq”, kanë arritur që të fitojnë me rezultatin 3 me 0 kundër skuadrës dibrane.
Golat për skuadrën nga kryeqyteti u shënuan nga Sota në të 38-tën, Da Silva në minutën 43 dhe Hoti në pjesën e dytë.
Me këtë rezultat Korabi skualifikikohet nga Kupa e Shqipërisë, ndërsa Partizani marshon drejt fazës çerekfinale./btvnews.al
