6 anëtarët e familjes Qosja nga Njësia Administrative Gurrë prej tri vitesh janë pabanesë për shkak të dëmtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019.
Kryefamiljari Arben Qosja thotë se deri tani është trajtuar vetëm me bonusin e qerasë por nuki ka marrë dëmshpërblim për të ndërtuar një banesë të re.
Ai tregon se gjashtë anëtarët e familjes së tij janë në mëshirë të fatit pasi vetë e ka të pamundur ekonomikisht të ndërtojë një banesë të re për shkak se të ardhurat e vetme ka ato që merr nga ndihma ekonomike dhe bonusi i qerasë.
Apeli i kryefamiljarit shkon për instancat shtetërore që ta ndihmojnë në ndërtimin e shtëpisë, ose siç thotë ai të paktën të mos e mbajnë me shpresë. Dëmtimi i banesës së kësaj familjeje është i dukshëm dhe rrezikshmëria për të jetuar në të është shumë e lartë./btvnews.al
