E shtunë, 20 Prill, 2024

Bulqiza nën pushtetin e ngricave, temperaturat ulen në -7 gradë C

Ulja e temperaturave në minus 7 gradë C gjatë natës së kaluar dhe mëngjesin e sotëm është shoqëruar me reshje të lehta bore si dhe ngrica në të gjitha rrugët nacionale dhe ato rurale duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në Bulqizë.

Policia lokale e Bulqizës u bën thirrje drejtueseve të automjeteve të përdorin goma dimërore, si dhe drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët të përdorin zinxhirë, pasi në rrugët që shkojnë për tek minierat e kromit  ka prani të dëborës.

/btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit