E premte, 3 Maj, 2024

Dea Mishel vijon t’i mëshojë mendimit të saj se Luizi e ka frikë dhe nuk mund të luajë me të në “BBV”.

Në një bisedë me Oltën dhe Amosin, Dea foli sërish me bindje për faktin se “Luizi me të nuk ia del dot.”

“Ai nuk merret me mua fare. Nuk merret sepse me mua nuk ia del dot fare, e patë çfarë nuk më tha dhe unë nuk reagova fare. E kam parë në sy, ai më heq sytë mua. Me mua është trembur. Ai ka kuptuar se po të flasë me mua, nxjerr anën e tjj më të keqe. Ai këtë lojë ka, të njerrë njerëzit nga vetja, nuk di më çfarë loje të bëjë. Ai nuk di çfarë loje të bëjë me mua”-tha Dea.

Duke e konsideruar veten si një “lojtare të fortë”, të cilën edhe Luizi e ka frikë, Dea Mishel ka habitur edhe pak ditë më parë me deklaratat e saj. Duke diskutuar me banorët, Dea u shpreh se Luizi e ka frikë, pasi e di që nuk do të arrijë ta nxjerrë Dean nga vetja. Sipas Deas, e vetmja strategji e Luizit, është t’i nxjerrë njerëzit nga vetja.

“Luizi është trembur nga unë dhe kam frikë se do e kamuflojë duke thënë “po e injoroj”, por ai ka frikë nga unë. Unë jam shumë e ftohtë, ai e humbi fare dje me mua, fakti që nuk më nxjerr dot nga vetja e tremb shumë”-tha Dea.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit