E shtunë, 20 Prill, 2024

Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit mbërrin në rrënojat e tragjedisë në Malatya

Kryeministri i vendit Edi Rama ka njoftuar se skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit ka mbërritur në rrënojat në Malatya të Turqisë.

Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, njoftoi Rama me anë të një postimi në mediat sociale.

Ekipi shqiptar do jetë krah ekipeve të shteteve të ndryshme të botës, të cilat kanë shkuar për t’i ardhur në ndihmë të mbijetuarve që janë nën rrënoja.

Ekipi shqiptar i Emergjencave Civile po operon në operacionet e kërkim shpëtimit në qytetin Malatya, një prej 10 qendrave të goditura më shumë nga tërmeti./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit