E enjte, 2 Maj, 2024

E përplasi me makinë 23-vjeçari, Policia: E plagosura ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Policia në një njoftim për mediat, sqaroi se një 23-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij në bulevardin “Zhan D’Ark” përplasi një qytetare, e cila u dërgua menjëherë në spital.

Edhe pse u duk se ajo nuk kishte plagë të rënda, policia sqaron se ka ndërruar jetë. Mjekët kanë bërë gjithçka për ta shpëtuar, por nuk ka mundur të fitojë dot betejën për shkak të plagëve të shumta.

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se shtetasja e dëmtuar, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sqaron policia në njoftimin e dytë për mediat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit