E enjte, 25 Prill, 2024

Debatet në mbledhjen e Komisionit të Votimit dhe Etikës për përjashtimin e deputetëve të PD/ Bushka: Mbylleni lidhjen në ‘FB’, demokrati i kthehet: Na pushkatoni!

Mbledhja e Komisionit të Votimit dhe Etikës, ku po diskutohet kërkesa e 7 deputetëve të PS-së, për përjashtimin e 8 ligjvënësve demokratë për 10 ditë nga seancat plenare po zhvillohet mes debateve dhe tencioneve.

Mbledhja po zhvillohet me dyer te mbyllura.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi është lidhur live në Facebook, pasi në mungesë të mediave ka kërkuar që mbledhja të jetë transparente, kjo gjë është kundërshtuar nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka.

https://fb.watch/izck54Suww/

DEBATI

Bushka: Mbylleni lidhjen në Fb

Vokshi: Nuk jemi në diktaturë. E duam live komisionin. Nuk jemi në diktaturë. Duam që media të ishte e pranishme. Nuk jemi në diktaturë ne këtu!

Bushka: Nuk është normale kjo

Vokshi: Po si nuk është normale, të bësh mbledhje të mbyllur kështu.

Bushka: Po bëj detyrën

Ballbati: Si e bën detyrën pra? Na pushkatoni pra. Nuk çuditemi. Mos ndërprisni fjalën

Bushka: Po me kë po flet? Me një gjyqtare?

Nallbati: Po ashtu po flet. Ne nuk jemi në shkollë e të na mësoni ju se si të flasim.

Saimir Korreshi: Ose ne nuk na punon ora, ose juve ju ka ngelur ora. Se nuk keni respektuar procedurat. Ne nuk jemi palaço. Këtu ti na kërkon dhe rregull dhe thua; këta po lozin.

Kujtojmë se përjashtim është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit