E hënë, 6 Maj, 2024

Aksidentoi për vdekje të moshuarën në Tiranë, arrestohet 23-vjeçari, pas testimit rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike

Arrestohet drejtuesi i automjetit që aksidentoi mbrëmjen e kaluar një 75-vjeçare, e cila për shkak të dëmtimeve, ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Marjol Aliko, 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00, duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Zhan D’Ark”, ka aksidentuar shtetasen D. K., 75 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë, në spital.

Pas testimit me aparatin AquilaScan, ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Marjol Aliko, ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit