E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kejvina i dërgon dron Luizit brenda shtëpisë së “BBV”?

Janë të pafund dronët që i janë dërguar Luiz Ejllit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” nga persona që e mbështesin, mbështetje të cilën kanë dashur ta tregojnë edhe në këtë mënyrë.

Po kujt do ia merrte mendja që vetë Kejvina Kthella do t’i dërgonte një dron këngëtarit. Ditën e sotme një tjetër dron ka fluturuar mbi shtëpinë e “BBV” për Luizin i cili mendohet se ishte nga Kejvina, nga ajo çfarë shkruhej në të: “Të dua dhe ti e di.”

Ndonëse nuk jemi të sigurt nëse vërtetë modelja ia ka dërguar, vetë Luizi duket se e beson këtë dhe i duket normale. Nga ana tjetër në një bisedë me Luizi Olta përpiqet “t’i hapë sytë”, duke i thënë të mos bëhet naiv.

“Nuk ta ka dërguar Kejvina atë, harroje. Ti atë e nxorre nga shtëpia, të të sjellë ajo dron. Mos u bëj naiv, Luiz. Nuk është i Kejvinës ai dron, nuk ma merr mendja. Ti e nxorre jashtë,”-i tha Olta.

Nga ana tjetër Luizi i ka thënë se arsyeja e vërtetë pse Kejvina është jashtë shtëpisë sot, në fakt ishte nxitja që i bëri Olta dhe Tea.

“Nuk e nxorra unë. E nxorre ti dhe Tea duke i thënë shumë mirë. Unë për këtë arsye nuk thashë asgjë. Doli se e karikuat ju. Ajo ka dalë jashtë prej gjyqit që iu bë mbrapa në shtëpi. Mënyra si keni reaguar ju. Ju thashë mos e shtyni, se po e karikoni për keq,”-u shpreh Luizi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit