E premte, 26 Prill, 2024

Vdes zyrtari i Bashkisë Fier, policia tregon shkaqet

Një punonjës i Bashkisë Fier ka ndërruar jetë mesditën e sotme. Policia e këtij qyteti në një njoftim për mediat, sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mbyet, ku 34-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të një infarkti.

Autoritetet shtojnë se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, por do jetë autopsia ajo që do tregojë shkakun e vërtetë të vdekjes.

Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes”, sqaron policia në një njoftim për mediat./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit