E mërkurë, 8 Maj, 2024

VIDEO – Akull në rrugën e vjetër Qaf Bualli – Bulqizë, vështirësi në qarkullim

Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të lëvizin nga Qafa e Buallit në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës, do të duhet të bëjnë kujdes.

Për shkak të temperaturave shumë të ulëta, ka patur prani të madhe të akullit i cili krijohet si rezultat i rënies së ujërave sipërfaqësore në asfalt.

Më shqetësuese situata mbetet për drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë të cilët e kanë rrugën e vetme për të dalë në Qafën e Buallit e më pas të udhëtojnë drejt Durrësit.

Ata thonë se prej ditësh situata është e tillë dhe se për pak punë, nuk merren masat e nevojshme. Drejtuesit e mjeteve i bëjnë apel institucioneve përgjegjëse që ta kriposin këtë segment rrugor pasi po rrezikojnë jetën teksa kalojnë në të.

Ky segment ka qenë pjesë e rrugës nacionale Klos – Bulqizë – Peshkopi para se të ndërtohej rruga e Arbrit, por tashmë ka mbetur jashtë vëmendjes së institucioneve./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit