E shtunë, 4 Maj, 2024

VIDEO – Vijon përplasja mes Luizit dhe Kiarës: Nëse do të më shkatërrosh vazhdo kështu!

Kiara dhe Luizi po kalojnë ditët më të këqija në historinë e dashurisë së tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Që prej mbrëmjes së djeshme, ku Luizi u kryqëzua pasi ndaloi Kiarën në lojën e vajzave, ata nuk kanë folur dhe nuk po sqarohen dot.

Në vazhdën e diskutimeve të shumta mes Kiarës dhe Luizit, ai i kërkoi moderatores që çdo keqkutpim që kanë mes njëri-tjetrit, ta sqarojnë jashtë pasi kështu po i shkatërron lojën.

Por sipas Kiarës, kërkesa e tij është e kotë, pasi deri atëherë humb pesha e debatit. Luizi i kërkoi asaj një përqafim, por Kiara refuzoi sërish për të disatën herë, duke thënë se nuk e ndjen ta bëjë një gjë të tillë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit