E premte, 17 Maj, 2024

Do të ketë vranësira dhe intervale kthjellimesh, si parashikohet moti për sot

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimesh.
Gjatë natës reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit, gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët.
Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga juglindja me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen që në zonat malore të variojnë nga 1 deri në 14°C, në zonat e ulëta nga 4 deri në 19°C dhe në zona bregdetare nga 8 deri në 20°C./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit