E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Trafikonte drogë, policia greke arreston 41-vjeçarin shqiptar dhe i gjen dhe armë

Një shqiptar 41 vjeç ka rënë në prangat e policisë greke në zonën e Selanikut. Mediat vendase bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Siç bëhet me dije, ai është ndaluar teksa ka qenë duke qëndruar në banesën e tij. Policia kishte informacion për të dhe ka zhvilluar një kontroll në shtëpi ku i ka gjetur 663.7 gram kokainë.

Po ashtu atij i është gjetur dhe 1 pistoletë, 3 karikatorë dhe 64 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 peshore elektronike precize, 3 celularë dhe shuma prej 16.249.5 euro./btvneës.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit