Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë legjitimitetin e drejtimit Enkelejd Alibeajt.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendimi është shkruar në zyrën e Ramës dhe se me vendimmarrjen e Apelit është vrarë pluralizmi.
“Sot në darkë Edi Rama, komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri.
Sot tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Edi Ramës, të paralajmëruar kohë më parë ambasadorëve të caktuar, të akredituar në Tiranë të paralajmëruar në parlamentin shqiptar.
Sot gjithashtu jemi në një orë, kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çmim pluralizmin në Shqipëri dhe PD-në.
Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit Amerikane McGongial, të kaluar në një seri etapash sot konkludoi me një vendim të pashembullt në Europë dhe botë”, tha Berisha./btvnews.al
