E mërkurë, 29 Tetor, 2025

VIDEO – Pensionisti nuk i ndahet tokës, pas nëntokës tani edhe në sipërfaqe

Të punuarit në bujqësi është një pasion i vazhdueshëm për 72-vjeçarin Miftar Tyçi nga fshati Vajkal i Bulqizës. Edhe pse ai aktualisht është në pension pasi ka punuar në galeritë e nëntokës së minierës së Bulqizës, Miftari shprehet se kultivimi i tokës i jep kënaqësi të veçantë ndaj dhe vazhdon ta bëjë bashkë me bashkëshorten e tij.

72-vjeçari ka marrë edhe tokë me qira dhe kultivon kultura të ndryshme bujqësore ndonëse është i vetëdijshëm që kostoja e proceseve është e lartë.

Nga ana tjetër, Miftar Tyçi thotë se më shumë e punon tokën për të mbjellë kultura bujqësore për konsumim familjar dhe vetëm tepricat i nxjerr në treg.

Nga ana tjetër, Tyçi shprehet se jo vetëm siguron prodhime për t’i konsumuar familja e tij, por të merresh me bujqësi mban edhe trupin në formë./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit