E hënë, 29 Prill, 2024

Shtohen pretendentët për titullin kampion në Superiore, rezultatet e sotme hapin garën dhe për rënien nga kategoria

Këtë të premte janë luajtur 3 ndeshjet e para të javës së 25-të të Kategorisë Superiore dhe kanë prodhuara rezultate interesante.

Rezultatet kanë bërë që lufta për titullin dhe Europën të shohë edhe më shumë skuadra si protagoniste, duke hapur gjithçka në javët e fundit të sezonit.

Fitorja e Erzenit ndaj Egnatias u shton shpresat shijakasve për titullin kampion pasi janë vetëm 4 pikë larg kreut tashmë.

Një rezultat shumë i rëndësishëm ka marrë dhe Kukësit fal fitores se sotme dhe tani është vetëm 2 fitore larg skuadrave të vendit të parë, duke hapur çdo lloj skenari. Ndërkohë e njëjta situatë është dhe për skuadrat në fund të renditjes, pasi barazimi mes Teutës dhe Kastriotit ka ndërlikuar shumë situatën./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit