E premte, 29 Mars, 2024

Meta ka gati rrjetin e ri social, kërkon të rivalizojë Twitter-in

Meta, firma mëmë e Facebook dhe Instagram, po punon për një aplikacion të pavarur të rrjetit social të bazuar në tekst.

Sipas mediave ndërkombëtare, bëhet me dije se rrjeti i ri social mund të rivalizojë si Twitter-in ashtu edhe konkurrentin e tij të decentralizuar, Mastodon.

“Ne jemi duke eksploruar një rrjet social të pavarur të decentralizuar për ndarjen e përditësimeve të tekstit. Ne besojmë se ka një mundësi për një hapësirë ​​të veçantë ku krijuesit dhe figurat publike mund të ndajnë përditësimet në kohë për interesat e tyre”, tha një zëdhënës i Meta.

Mwsohet se aplikacioni i ngjashëm me Twitter do t’i mundësonte Metës të përfitonte nga kaosi aktual në kompaninë e udhëhequr nga Elon Musk, ku ulja e kostove ka qenë e shfrenuar.

Aplikacioni i Metës do të bazohet në një kornizë të ngjashme me Twitter, i cili u lançua në vitin 2016./btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit